Shkarkohen zv.drejtorët e Krimeve të Rënda

18/10/2013 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të zv.drejtorëve të hetimit tek Krimet e Rënda në 12 qarqet e vendit.

Shkarkimet ende nuk janë bërë zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, por mësohet se 12 zv.drejtorëve u është komunikuar shkarkimi nga posti që mbanin gjatë ditës së premte, ndërsa pritet që në ditët e ardhshme të emërohen zv.drejtorët e rinj.

Ndryshimet mbërrijnë pas ndryshimeve në strukturën e Policisë së Shtetit, ku ministri Tahiri ka paralajmëruar reformë të thellë strukturore.

Ndërkohë, në radhët e Policisë së Shtetit është rikthyer ish-drejtori i përgjithshëm i saj, Bilbil Mema. Mema ka mbajtur postin më të lartë të uniformave blu nga 2000 deri në 2004-ën, ndërsa tashmë rikthehet si Drejtues i Parë në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.

Top Channel