
Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Deputetët e saj, Oerd Bylykbashi dhe Arben Ristani depozituan ne Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal, me akuzën e shpërdorimit të detyres në bashkepunim.
“Vepër penale e lidhur me shkarkimet dhe emërimet e fundit në trupën drejtuese të Policisë së Shtetit, duke nisur nga emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm, dy zëvendësdrejtorëve, drejtorëve të policisë nëpër qarqe, emërime që janë bërë duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për Policinë e Shtetit.Eshtë shkelur neni 21 i Ligjit për Policinë e Shtetit, i cili parashikon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të ketë arsimin përkatës për të qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duhet të ketë gradën përkatëse, duhet të ketë përvojën në punë në 16 vite të pandërprera në 20 vitet e fundit. Të treja këto kritere taksative, nuk janë marrë parasysh ne emërimin e drejtorit të Policisë dhe në emërimet e tjera”, tha Ristani.
Ristani deklaroi se PD kerkon permes ketij kallezimi kthimin e shtetit ligjor, veçanerisht ne Policine e Shtetit, ku sipas tij, te gjitha levizjet jane bere ne shkelje te ligjit dhe standardeve te BE. Kjo eshte padia e pare qe demokratet bejne ne organinin e akuzes per drejtuesit e mazhorances ne funksionet e tyre ekzekutive.
Top Channel