Një nënë i mbijetoi për mrekulli një tentative vetvrasje nëpërmjet vetdjegies, motivuar nga dështimi i përsëritur në kursin e patentës.
Historia u publikua të premten nga “Daily Mail”, pasi 31-vjeçarja Yamkala Sapotka u la e lirë nga një gjykatë në Londër.
Ajo ishte paditur për rrezikimin e shëndetit publik nga pakujdesia, pas plagëve të lehta që kishin marrë disa persona të tjerë gjatë tentativës së vetvrasjes në oborrin e shtëpisë së saj.
Një fqinj i kishte ardhur më pas në ndihmë, duke lajmëruar urgjencën, e cila e transportoi në një spital ku qëndroi për disa javë nën trajtim të specializuar.
Ndonëse Sapotka pranoi përgjegjësinë e saj për akuzën e ngritur, gjykatësi vendosi që ta linte të lirë duke marrë parasysh gjendjen psikologjike të 31-vjeçares dhe faktin që nuk përbën ndonjë kërcënim për shoqërinë.
Në gjyq u dëgjua se si e pandehura, nënë e një fëmije, ndihej përgjegjëse për dështimin e saj në kursin e patentës dhe koston financiare që familja duhet të përballonte e për këtë arsye vendosi të përfundonte jetën e saj.
Një komision ekspertësh, përcaktoi se ajo nuk vuante nga asnjë çrregullim mendor apo formë depresioni dhe se vendimi i vetvrasjes kishte qenë i përllogaritur dhe i kuptuar mirë prej Sapotkës, e cila dështoi katër herë radhazi në marrjen e liçensës së drejtimit.
Top Channel