Lushnje, përkujtohet 69-vjetori i çlirimit
18/10/2013 00:00
Është përkujtuar në Lushnje 69-vjetori i çlirimit të qytetit. Në Varrezat e Dëshmorëve u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, deputet dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
“Lushnja numëron 216 dëshmorë. Gjaku dhe sakrificat e tyre duhet të na bëjnë më të përgjegjshëm për brezat që vijnë”, theksoi minstyrja Gjermeni.
Sipas saj dëshmorët janë model frymëzimi, pa sakrificat e tyre nuk do të ishim sot. Ëndërra për Shqipërinë Europiane është e hershme, ndaj i jemi mirënjohes brezit të luftës.
Top Channel