
Një lajm i mirë vjen nga Gjermania për 17-vjeçaren Ambra Meda. Tashmë paratë nuk janë më problem për kurimin e saj.
Në një video-mesazh, e reja e cila vuan nga një sëmundje e rralë falenderon të gjithë ata që kontribuan financiarisht për të.
Ndërkohë, në “Pasdite” në “Top-Channel”, motra e Ambrës, Nerilda Meda tregoi se lloji i kimioterapisë që po përdor spitali në Mynih ka marrë emrin “kimio-ambra”. Le të shpresojmë që cdo gjë do të shkojë mirë për Ambrën.
——————————————————————————————–
Ronaldo nxjerr nga burgu studentin shqiptar
Cristiano Ronaldo ka një tjetër arsye për t’u dashur nga shqiptarët. Një letër e tij duket se ka shpëtuar nga burgu studentin Roland Gjoka, i cili kishte zbritur në fushë për të përqafuar asin portugez gjatë ndeshjes Real-Chelsea.
Ndaj të riut janë rrëzuar akuzat e “cënimit të rendit publik”, që shmang mundësinë për të përfunduar në burg dhe “shkelje të pronës”, që shmang heqjen e kartës së studentit ndërkombëtar në Universitetin e Majemit, të cilën i riu shqiptar e kishte siguruar me shumë mund.
“U përqafuam, folëm, pastaj erdhën agjentët e sigurisë dhe e morën. Ai nuk u tregua as i dhunshëm, as agresiv. Ju lutem që të rishqyrtoni ngjarjen. Me respekt, Cristiano Ronaldo”, shkruante portugezi në letrën e tij.
——————————————————————————————–
Nëna me kancer, tre motrat martohen në të njëjtën ditë
Një ceremoni e pazakontë dasme është zhvilluar në Gjeorgji. Për të plotësuar dëshrën e mamasë së tyre, e cila vuante nga kanceri, Jodie, Sarah dhe Kailye Sëales janë martuar në një ditë.
Dasma e tre motrave ka fituar shumë vëmendje dhe të gjithë njerëzit e zonës kontribuan që çdo gjë të shkonte mirë.
Top Channel