750 mijë rasate të Koranit janë hedhur në ujrat e liqenit të Ohrit në
Pogradec me qëllim shtimin e atij që njihet si një prej specieve më të
rralla të peshkut.
Ashtu si çdo vit ne kete periudhe hidhen peshqit e vegjel, nderkohe qe ne aktin e hedhjes se tyre kane marre pjese edhe perfaqesues te Ministrise se Mjedisit. Korani eshte i rrezikuar ne kete liqen per shkak te gjuetise pa kriter dhe ne çdo muaj te vitit.
Kreu i Shoqates se Peshkimit ne Pogradec teksa e ka konsideruar liqenin e Pogradecit si nje industri prodhimi, ku mbeshtesin te ardhurat e tyre shume familje ka apeluar per zbatimin e ligjit ndaj gjuetise te paligjshme.
Rasati i Koranit hidhet gjate nje cikli njevjeçar, por ne pjesen me te madhe ai perfundon ne rrjetat e peshkatareve te cilet nuk e lejojne te rritet, por e kapin ate per ta tregetuar ne çdo sezon.
Top Channel