Dy të moshuar në Paraguaj u lidhën në martesë, pasi bashkëjetuan për 80 vjet së bashku.
Nga karriegia e tij me rrota, 103-vjeçari Jose Manuel Riella i premtoi besnikëri të përjetshme njeriut të jetës, nuses 99-vjeçare Martina Lopez, e cila për këtë eveniment kishte veshur një fustan të bardhë.
Martesa e të moshuarve besimtarë u realizua nga një prift katolik, në oborrin e shtëpisë së çiftit.
Duke vënë kurorë, ata shndërrohen automatikisht edhe në mbajtësit e rekordit botëror “Guinness”, i cili më parë i takonte një çifti amerikësh që ishin martuar në moshën 99 dhe 93-vjeçare, përkatësisht.
Në ceremoni ishin të pranishëm tetë fëmijët e çiftit, 50 nipër e mbesa, 35 stërnipër e stërmbesa dhe 20 katranipër e katrambesa.
Ndonëse Riella dhe Lopez kishin nënshkruar martesën e tyre në gjendjen civile 49 vjet më parë, ata gjithmonë kishin dashur që të organizonin një ceremoni fetare dhe një dasëm të vërtetë me shumë të ftuar në të.
Top Channel