
Tabletat iPad, GalaxyTab dhe Nexus kanë një rival të ri: PengPod 1040. Bëhet fjalë për një produkt që mund të vërë në vështirësi gjigandët e elektronikës, duke ofruar një sistem tërësisht të hapur, të modifikueshëm dhe të zgjerueshëm.
Tableta përmban një procesor ARM Cortex-A7 “quad core” prej 1GHZ, një display prej 9.7 polësh me rezolucion 2048×1536, njësoj si Retina e “Apple”, ka 2GB Ram dhe 16GB memorie dhe Flash të zgjeruar përmes Micro SD. Nuk mungon WIFI dhe Bluetooth, të gjitha të mbledhura në një “kuti” që peshon 635 gramë, përfshirë baterinë prej 7 mijë mAH.
Produkti stonon paksa me fotokamerën. Ajo frontale është 0.3 Mpixel, pothuajse standarte, ndërsa ajo e poshtme prej 2 Mpixel, më e ulët krahasuar me 5 të ofruara nga iPad-i i fundit apo nga GalaxyTab-et.
Me pak fjalë i ka të gjitha kartat për të konkurruar me “yjet” e sektorit, por sfida e vërtetë qëndron në sistemin e trefishtë operativ. Mund të përdoret si një tabletë falë Android 4.1, ose të kthehet në një kompjuter duke përdorur sistemin Linux.
Për të qenë sa më sfidues, çmimi bazë i objektit është 249 dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 200 euro në vendet e BE-së.
Top Channel