
Partia Demokratike ka paralajmeruar vijimin e asaj që kreu Lulzim Basha e
quajti betejë për mbrojtjen e administratës publike nga uzurpimi dhe
shkatërrimi që kërkon t’i bëjë sipas tij Qeveria e re e majtë.
E për këtë, zoti Basha ne mbledhjen e grupit parlamentar la te kuptohet se nuk perjashtohen edhe protestat.
“Partia Demokratike do ta vazhdojë betejën e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe me çdo formë e mjet demokratik për të ndaluar Aktin Normativ dhe çdo akt tjetër të paligjshëm të kësaj Qeveria. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të bëjë drejtësi. Ne kemi lëshuar apelin, në këmbë për liritë dhe ligjin ndaj të zgjedhurve tanë vendorë, apel të cilin bashkë me demokratët dhe opozitarët në tërësi do t’ia drejtojmë mbarë publikut”, u shpreh Basha.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, synimi i qeverisë së re është të shkatërrojë shtetin dhe ta verë atë në funksion të interesave personale.
Top Channel