
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, përmes një deklarate për shtyp ka
reaguar ndaj atyre që i cilëson si sulme politike të shumicës në
Parlament.
Sipas kreut te shtetit ky institucion demaskon dhe dënon deformimin duke patur angazhim te plote ne kete proces.
Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjëshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional thuhet ne deklaraten e Presidences.
Me tej theksohet se kreu i shtetit ka qenë, është dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shterërore dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim, i cilitdo qytetar të vendit.”
Top Channel