Mbreti i grafiteve në Nju Jork

17/10/2013 00:00

Artisti anglez Bansky, i mirënjohur për grafitet e tij në muret e
metropoleve të ndryshme të botës, ka mbërritur në ditët e fundit në
rrugët e Nju Jorkut.

Në kuadër të projektit “Better Out Than In”, organizuar për të gjithë muajin tetor në Mollën e Madhe, artisti i rrugës do të realizojë një grafit në ditë.

Banskyn nuk e njeh askush, askush nuk e ka parë fytyrën e tij. Por një gjë është e sigurtë: veprat e tij pëlqehen shumë dhe kalimtarët nuk ngurrojnë të bëjnë fotografi pranë tyre.

Grafiti i fundit i artistit anglez këtë herë i kushtohet Kullave Binjake, që më 11 shtator 2001 u sulmuan, duke shënuar një nga ngjarjet që ndryshoi tërë botën.

Top Channel