Italia ratifikon marrëveshjen e TAP
17/10/2013 22:30
Senati italian aprovoi marrëveshjen Itali-Greqi-Shqipëri për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Europë.
Aprovimi u bë me 178 vota pro, 48 kundër dhe 4 abstenime. Ratifikimi i marrëveshjes tripalëshe ishte në program në fund të muajit korrik dhe u shty, sepse ndryshuan aksionerët e konsorciumit që do të ndërtojë gazsjellësin.
Diskutimi i tekstit u shty edhe një herë të dytë, për shkak të krizës së fundit qeveritare në Itali. Pasi u pranua nga Senati, teksti do të kalojë për aprovim në Dhomën e Deputetëve.
Top Channel