
Në Këshillin Bashkiak të Tiranës janë riaktivizuar mosmarrëveshjet për ligjshmërinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të opozitës u mblodhën pasdite, për të pranuar dorëheqjen e Njazi Kosorastit nga posti i Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Mbledhjen e ka thirrur nënkryetari demokrat i Këshillit, i cili i përket PD, ndërsa këshilltarët e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj nuk morën pjesë.
Muaj më parë, këshilltarët e majtë, tani në shumicë, kanë shkarkuar zotin Kosovrasti dhe emëruan Aldrin Dalipin, por pjesa tjetër e konsideron këtë një vendim të paligjshëm, sepse nuk është mbajtur një procesverbal i rregullt dhe Prefekti nuk është shprehur për ligjshmërinë e vendimit brenda 10 ditësh, siç e parashikon ligji.
Të premten, këshilltarët e majtë kanë thirrur një mbledhje tjetër, që edhe kësaj here do të mbahet pa praninë e demokratëve, të cilët kontestojnë ligjshmërinë e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të zgjedhur nga socialistët.
Top Channel