
Me 84 votat e mazhorancës dhe 4 kundër të deputetëve të PDIU, që nuk iu bashkuan pjesës tjetër të opozitës në vendimin për bojkot, është miratuar në Kuvend Akti Normativ që shtyn për 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin civil.
Kryeministri Edi Rama, para votimit, vuri theksin te nevoja për konsensus me opozitën, së cilës iu la një javë kohë për dialog.
“Për ne, konsensusi është nevojë, por nuk është domosdoshmëri. Ne jemi këtu për të dëgjuar, kemi kërkuar të dëgjojmë, por s’kemi mundur pasi s’kanë dëshiruar të flasin. Ama ne jemi këtu për të udhëhequr dhe do ta bëjmë këtë pa humbur asnjë minutë të kohës së këtij vendi në pritje të cilitdo konsensusi. E kemi bërë të qartë për të gjithë atë që kemi lexuar qartë nga vota 23 qershorit. Shqiptarët kanë vendosur të na japin një votë pa alibi, jo një mandat të thjeshtë, por më të fortin që një shumicë ka pasur që prej 1992-shit, që të na kërkojnë llogari një për një dhe në kërkesë nuk mund të justifikohemi me asnjë minutë të humbur pse opozita nuk deshi të dëgjonte, dialogonte apo të vinte në Parlament. Këto janë zgjedhje sovrane të opozitës, por detyra jonë është të udhëheqim”, deklaroi kryeministri.
Kreu i mazhorancës bëri këtë sqarim pasi katër përfaqësuesit e mandatuar nga grupi parlamentar i opozitës së kryesuar nga PD, e cila përmes Edi Palokes bëri apelin e fundit para miratimit të aktit normativ, duke i kërkuar mazhorances tërheqjen prej tij.
“Ne ju kërkojmë juve si deputetë, të ndërgjegjësoheni dhe të votoni kundër aktit, jo për interesa partiake, por interesa më madhore për të gjithë Shqipërinë. Ndryshe, me goditje të tilla, me atentate të tilla ndaj bashkëpunimit ju vërtet mund të udhëhiqni, por se ku do ju çojë, Rama do e shohë shumë shpejt”, apeloi kryetari i grupit parlamentar të djathtë.
Në Kuvend, ra në sy qëndrimi ndryshe i PDIU-t. Ndërsa përshendeti edhe në Parlament qëndrimin e qeverisë dhe ministrit të Jashtëm për kërkesen ndaj pales greke për heqjen e ligjit të luftes, Shpëtim Idrizi bëri edhe një tjetër hap përpara të barazlarguar nga të dyja palët.
“Ne, pesë deputetët e “PDIU”-t deklarojmë se sot jemi në një konsensus të gjerë parlamentaritmi duke refuzuar bojkotin, por njëkohësisht ne të pestë japim konsensus të plotë edhe opozitës, duke votuar kundër aktit normativ, jo ndaj tij në vetvete, por për mungesën e konsensusit dhe kulturës së faktit të kryer”, komentoi Idrizi.
Akti normativ i qeverisë për nëpunësit civilë, një nga tre ligjet e integrimit të miratuar me konsensus në maj përben edhe konfliktin e parë mes mazhorances së re dhe opozitës së djathtë, e cila reagoi përmes bojkotit të aktivititetit parlamentar.
Ky hap i qeverisë ishte i pasqyruar edhe në progres-raportin e publikuar një ditë më parë nga Komisioni Europian, ku thuhet se ligji nuk ishte i shoqëruar me aktet përkatëse nënligjore që do ta bënte atë të zbatueshëm.
Për këtë shkak, thotë progres-raporti, qeveria u detyrua të bënte nderhyrje ligjore për të plotësuar këtë vakum.
Kuvendi miratoi gjithashtu edhe projektligjin per kontrollin e borxhit të prapambetur të qeverisë paraardhëse ndaj bisnesit vendas dhe të huaj.
Top Channel