Ngordh tigri i lindur dy javë më parë
16/10/2013 00:00
Dy javë më parë u njoftua me bujë lajmi i lindjes së një këlyshi tigri në kopështin zoologjik të Londrës, i pari në 17 vitet e fundit në këtë kopësht.
Por këlyshi, që i kushtoi kopështit plot 3 milion sterlina, që nga ngjizja e deri tek procesi i lindjes i shoqëruar me telekamera të shumta në një ambient të përshtatur për nënën e tij Melati, ngordhi i mbytur. Sipas autopsisë së kujdestarëve të kopështit, “vogëlushi” është mbytur në një pellg me ujë.
Këlyshi pritej të shndërrohej në yllin e ri të kopështit zoologjik të Londrës dhe pas rreth 4 javësh ai do të mund të ekspozohej për publikun, por fatkeqësisht…
Top Channel