“Nëpunësi”, të enjten në Parlament

16/10/2013 00:00

Konferenca e Kryetarëve ku ka qene e pranishme edhe opozita, e mbledhur
një ditë përpara seancës, e ka vendosur atë në kalendarin e punimeve të
së enjtes.

Kryetari i grupit demokrat në Kuvend, Edi Paloka e cilësoi farsë ftesën e mazhorancës për dialog, por nuk sqaroi nëse opozita do të jetë apo jo në këtë seance.

I kontaktuar nga Top Channel, Paloka tha se vendimi do te merret ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat qe do te mbahet perpara seances.

“Kanë deklaruar se janë gati të ulen dhe të bëjnë dialog, ndërkohë sot thuhet se nuk paskan vlerë as dialogu as gjë tjetër, sepse Akti Normativ, gjë që dihej në fakt i ka filluar efektet e tij. Sigurisht që nuk do të marrim pjesë në votimin e këtij Akti”, tha Paloka.

Por ministri Celibashi deklaroi se përpjekja për dialog me opozitën ishte maksimale.

“Ka patur dhe një ftesë të kryeministrit Rama për t’u ulur dhe për të diskutuar për këtë çështje, por nga ana e opozitës është gjykuar se nuk ka vend për të diskutuar”, tha Celibashi.

Zerave se PDIU ne opozite do ta votoje Aktin Normativ, kryetari Shpëtim Idrizi i la pa pergjigje.

“Ne jemi pjesë e opozitës shqiptare. Bashkë me deputetët do të mbajmë qëndrimin tonë. Ne jemi që palët duhet të gjejnë një lloj dakortësie”, tha Idrizi.

Ligji per Nenpunesin Civil, nje nga tre ligjet e njohura si te integrimit, miratuar pak muaj me pare me konsensus mes paleve, me kete Akt Normativ i shtyhet hyrja ne fuqi nga 1 tetori, ne 1 prill te vitit te ardhshem, per shkak se sipas mazhorances se re, ai nuk u shoqerua me aktet nenligjore përkatëse per ta bere ate te zbatueshem.

Top Channel