Kohët e fundit, mediat italiane kanë ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në Shqipëri.
Gazeta e rëndësishme me profil ekonomik “Il Sole 24 ore” ka botuar një shkrim me titullin “Shqipëria tenton hapin e madh, hyrjen në Bashkimin Europian. Italia është pro”.
Korrespondenti në Bruksel i gazetës, Beda Romano, autor i shkrimit, vë theksin në ftohtësinë e Britanisë së Madhe, në lëkundjen e Gjermanisë, Hollandës, Finlandës dhe Danimarkës, mbi aftësinë e vendit për të ruajtur rezultatet e arritura.
Përkundrazi, Italia e sheh me sy të mirë futjen e Shqipërisë në BE. Një qëndrim, që favorizohet edhe nga interesat e mëdha ekonomike, që lidhin dy vendet.
Autori shkruan se, ndryshe nga e kaluara, klima politike e vendit është përmirësuar. Sali Berisha, lexohet në shkrim, babai padron i politikës shqiptare prej më shumë se njëzet vjetësh, pranoi humbjen dhe u mënjanua tre ditë pas humbjes.
Sipas deklaratës së një diplomati pranë BE-së, menaxhimi i periudhës para dhe pas zgjedhore ishte bindës.
Lajmi që burime pranë Bashkimit Europian deklarojnë se ka mundësi që Komisioni të aprovojë kandidaturën është dhënë nga shumë kryetituj të tjerë, kombëtarë dhe lokalë.
Top Channel