Mbyllja e qeverisë prish “bahçen” e Michelle

16/10/2013 00:00

Mes 1 milion punonjësve të administratës amerikane që u pezullluan nga detyra pa të drejtë rroge për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë, ishin edhe kujdestarët e kopështit të Shtëpisë së Bardhë.

Për këtë arsye në “bahçen” e familjes Obama dëmtuesit e kopështarëve “bënë dasmë”. Domatet, patatet, frutat dhe perimet e tjera të mbjella në këtë kopësht u shndërruan në ushqimin e preferuar të krimbave.

Sot “kopështi” që Michelle Obama përuroi në vitin 2009 plot krenari, duke u bërë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara që e kultivon atë, që prej kohës së Eleonor Roosvelt në vitet e Luftës së Dytë Botërore, është katandisur si mos më keq.

Rreth 1600 frutat dhe perimet vegjetale të mbjella në shtatë hektarë tokë në “Pennsylvania Avenue” janë dëmtuar dhe sot simboli i luftës ndaj obezitetit duket më shumë si një kujtim i largët.

Nga Shtëpia e Bardhë flitet për një “përkujdesje minimale” për kopështin, që vitet e kaluara jo vetëm që ka plotësuar nevojat për ushqime të freskëta të Shtëpisë së Bardhë, por tepricat e prodhimit janë shpërndarë për bamirësi.

Top Channel