Lushnjë, “Çelësi i qytetit” për Meidanin e Moisiun

16/10/2013 00:00

Në Lushnjë, në kuadër të javës së festimeve për 69-vjetorin e çlirimit
te qytetit, i eshte dhuruar titulli “Çelësi i Qytetit” dy
ish-presidenteve Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

Dorezimi i titullit eshte bere gjate aktivitetit “Vjeshta e Librit”, ku presidenti Mejdani gjate promovimit te librit ka dhene pershtypjet e tij rreth kolanes se kujtimeve me tre vellime te librit te Presidentit Moisiu.

“Eshtë një detyrim i imi ndaj një kolegu, me të cilin kam bashkëpunuar, qoftë në periudhën e Presidencës së tij, qoftë edhe në këtë periudhë tjetër, për zhvillimet demokratike, për dhënien e opinioneve per situata të ndryshme në Shqipëri, apo në botë, pra për të dhënë një kontribut jo vetëm politik, por edhe një kontribut qytetar. Të tre librat me kujtime të Presidentit Moisiu prekin pothuajse disa nga fazat kryesore të shtetit shqiptar”, tha Meidani.

“Hedhja e kujtimeve ne libra, duhet te kthehet ne nje tradite ne vendin tone”, theksoi zoti Alfred Moisiu.

Gjeneza e 5 brezave te familjes Moisiu eshte permbledhur ne vellimin e pare te librit me kujtime te ish-Presidentit Alfred Moisiu. Vellimi i dyte pershkon vitet e punes dhe jeten ne ushtri ne vitet 1958-1990, ndersa vellimi i trete permbledh vitet kur u zgjodh president Moisiu, qe ndryshe njihet si vitet e presidences midis Nanos dhe Berishes.
 

Top Channel