Braktisen fëmijët nga varfëria

16/10/2013 00:00

Në Shtëpinë e Foshnjës në Vlorë nuk janë strehuar vetëm fëmijët jetimë,
nga 22 foshnja që rriten në këtë shtëpi, 19 janë lënë nga familje që nuk
kanë asnjë mundësi për t’i mbajtur për shkak të problemeve sociale dhe
veçanërisht varfërisë.

Kete ka sqaruar Drejtoresha e Shtepise se Foshnjes ne Vlore, Olta Ganaj, e cila ka theksuar veç te tjerash se çdo vit vjen ne rritje, numri i familjeve qe i drejtohen ketij institucioni rezidencial per te lene femijet e tyre te sapolindur deri ne 6 vjeç.

“Në krahasim nga viti i kaluar, në këto momenti institucioni ka një numër shumë të lartë të fëmijëve, të cilët janë lene ketu nga prinderit. Gjithë arsyet e lënies së fëmijëve në këtë institucion lidhen me shkaqet ekonomike”, thotë Ganaj.

Psikologia e ketij institucioni Teuta Hyseni thote se kjo situate eshte prej vitesh dhe shkak eshte mungesa e te ardhurave financiare, si dhe femijet jashte martese. Ne Shtepine e Femijes ne Vlore strehohen 22 femije nga 30, që eshte kapaciteti i kesaj qendre.

Top Channel