Vishaj: Të ndryshojë ligji edhe për vetë KLD-në

15/10/2013 00:00

Përveç ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, shtohen zerat për reformë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj mendon se reforma ne KLD duhet te nise nga ndryshimi i ligjit per organizimin e funksionimin e ketij institucioni, i ndryshuar se fundmi ne vitin 2005. Vishaj mendon se KLD i ka kapercyer kufijte, brenda të cilëve duhet te ushtroje detyrat funksionalë.

“KLD vitet e fundit është kthyer në një organ politikëbërës. Nuk merret si një gjykatë për të gjykuar dhe vlerësuar punën e gjyqsorit, por merret me politikat duhet shkrirë një gjykatë, apo duhet ndërtuar një e re. Kjo rregullohet vetëm duke ndryshuar ligjin për KLD-në”, tha Vishaj.

Por çfare duhet te rishikohet ne ligj sipas avokatit Vishaj?

“Duhet rishikuar që nga momenti i emërimit të anëtarëve që vijnë nga Konferenca Gjyqësore, deri tek emërimi i anëtarëve që vijnë nga radhët e Parlamentit. Sot kemi në KLD dy apo tre anëtarë që nuk i lidh asgjë me sistemin gjyqsor, vijnë nga jeta civile dhe merren me sistemin e drejtësisë. Kjo është pa kuptim”, tha Vishaj.

Avokati Vishaj mendon gjithashtu se nje formule e mire qe do te funksiononte per te shmangur zvarritjen e proceseve gjyqsore eshte edhe shkrirja e Gjykates Kushtetuese dhe kalimi i saj si dhomes e veçante prane Gjykates se Larte.

Top Channel