4 vjet më parë, Gaston Lacombe, një fotograf kanadez nisi udhëtimin me aparat në dorë për të dokumentuar jetën e kafshëve në kopshtet zoologjike në mbarë botën.

Sot ai publikoi disa prej fotove të shkrepura në 21 vende të ndryshme, nga Shtetet e Bashkuara deri në Sri Lanka, nga Filipinet deri në Letoni.

“Kam parë kopshte zoologjike që përpiqen t’u ofrojnë kafshëve kushte të ngjashme me habitatin e tyre natyral, por shumë janë burgje të vërtetë që për mendimin tim duhet të mbyllen menjëherë. Megjithatë, nuk është ky objektivi i punës time, por më tepër një ftesë për të arsyetuar për këto hapësira dhe arsyet se përse ato lindën”, thotë Lacombe.

Top Channel