“Tifozët” në tributë e Etiopisë

14/10/2013 00:00

Zakonisht, uniformat e skuadrave të futbollit blihen nga tifozët respektivë, por në tributë afrikane fanellat e Milanit, Juventusit apo Barcelonës i blen kushdo edhe pse nuk i kanë parë kurrë në televizor këto ekipe.

Arsyeja është se bluzat kanë ngjyra të ndezura që shkojnë shumë me jetën tribale në Etiopi.

Këto foto janë realizuar nga francezi Eric Lafforgye, i cili ka dashur të dokumentojë vitet e fundit të jetës së këtyre tribuve, pasi qeveria e Etiopisë ka vendosur një plan për zhvillimin e zonës.

Shumë shpejt, një autostradë nga Mombasa në Nairobi do të kalojë përmes fshatrave deri në Addis Ababa dhe ky stil jete më në fund do të zhduket.

Top Channel