“Solar Challenge” në Australi

14/10/2013 00:00

Për shtatë ditë me radhë, projektet më të avancuara në botë të makinave që lëvizin me anë të rrezeve diellore, sfiduan njëra-tjetrën në “Australia Solar Challenge”.

Gara e këtyre mjeteve zhvillohet cdo dy vjet. Makinat përshkojnë mes përmes Australinë për më shumë se 3 mijë kilometra.

Këtë vit, cmimin e parë e fitoi makina e Universitetit Teknologjik të Delft në Holandë, që la pas projektin japonez të Universitetit të Tokait dhe atë të Stanford University.

Në garë morën pjesë 43 automjete me panele diellore.

Nuna 7, projekti holandez qe fitoi garen

Projekti japonez i Universitetit te Tokait, qe u rendit i dyti

Ne podium edhe “The Luminos” e Universitetit te Stanfordit

Top Channel