
Dikur ishte lënda më e preferuar. Ishte impenjative, merrej seriozisht, madje programi arsimor e kishte pjesë të rëndësishme të tij.
Shume klasa ishin sportive, ku nxënësit kalonin dhjetëra orë të javës në lëndën e fiskultures.
Por, në vitet e fundit, lënda e edukimit fizik konsiderohet si më e parëndesishmja dhe thuajse nuk realizohet në asnjë gjimnaz apo universitet të vendit.
Një deklarate e dhënë së fundmi nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka ringjallur shpresat se edukimi fizik do të merret me të njëjtin seriozitet si më parë.
Edhe pse në ditët e para te punes, znj.Nikolla ka deklaruar se brenda dates 25 Tetor nuk do të ketë me as lokale dhe as palestra me qera në shkolla.
Orientimi i të rinjve drejt sportit është parë si detyrë emergjente e Ministrise që ajo drejton.
Ngritja e një Federate Shkollore, me 1 ose 2 përfaqësues për sportin do të jetë sfida e radhës për rikthimin e fiskultures si lëndë e rëndesishme për të rinjte, të cilet po vuajnë çdo ditë e më tepër nga mbipesha.
“Një shoqëri që nuk e ka në vëmendje aktivitetin fizik për ta kultivuar që herët, sigurisht që do të ketë mjaft probleme në vijim”, tha rreth kësaj çështjeje ministrja Nikolla.
Top Channel