“LG G Flex”, tjetër celular me ekran të përthyer

14/10/2013 00:00

“LG Electronics” pritet të hedhë në treg muajin e ardhshëm “LG G Flex”, telefonin e parë inteligjent të kompanisë me ekran të përthyer.

Sipas zërave që qarkullojnë nëpër forumet teknologjike, telefoni i ri LG do të jetë i ndërtuar me një ekran OLED, “fleksibël dhe të pashkatërrueshë”, dhe sipas modeleve që qarkullojnë po në të njëjtat rrjete, modeli LG duket shumë herë më i bukur se “Samsung Round”.

“Engadget” flet për një ekran 6 polësh, ndërsa në bord do të jetë i instaluar një procesor “Snapdragon 800 Quadcore” i kompanisë “Qualcomm”.

 

Top Channel