Doni të dobësoheni? Vazhdoni me çokollatën

14/10/2013 00:00

Duket se njerëzit që mbajnë dietë gabojnë gjithçka duke eliminuar krejtësisht çokollatën pasi kjo gjë bën që ata të shtojnë edhe më shumë në peshë në vend që të dobësohen.

Sipas një sondazhi në Britaninë e Madhe, 86% e personave të cilët gjatë dietës vazhdonin të hanin çokollatë njësoj si më parë, kishin humbur në peshë aq sa donin.

Janet Aylott, një eksperte ushqimi, thotë: “Kërkime të shumta kanë vërtetuar se dietat që fokusohen në eliminimin e ushqimeve të caktuara nuk funksionojnë. Celësi i suksesit është të hash nga pak gjithçka që të pëlqen.”

Studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se personat të cilët janë në dietë dhe eliminojnë 100% çokollatën apo biskotat, i kompensojnë ato duke ngrënë më shumë ushqime të tjera.

Top Channel