Kostoja për trajtimin e sëmundjeve tumorale për 28 vendet e BE-së, gjatë vitit 2009 kapi vlerën e 126 miliardë eurove.
Këto të dhëna u publikuan në një raport studimor, në lidhje me impaktin ekonomik të sëmundjes.
Të dhënat për përllogaritjen e kostove në katër vitet e fundit janë në fazë përpunimi, por besohet se ato kanë pësuar një rritje graduale vit pas viti.
Një shpenzim i tillë, sidomos në kohë kur shumë vende europiane janë duke përjetuar shkurtime të thella buxhetore përbën një barrë shpesh të rëndë për t’u përballuar.
Të dhënat e publikuara në “Lancet Oncology” përfshijnë koston e barnave e trajtimin, si dhe kostot e shtuara për familjarët kur një i afërm i tyre preket nga sëmundja.
Kanceri i mushkërive është forma më e kushtueshme për trajtim midis llojeve të tjera të tumoreve.
Gjermania dhe Luksemburgu, si dy prej vendeve më të pasura në BE ishin shtetet që shpenzonin më shumë në trajtimin e një të sëmuri me kancer, ndërsa shtetet me shpenzimet më të ulta ishin Bullgaria dhe Lituania.
Top Channel