Presidenti Nishani në Tepelenë

13/10/2013 20:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka akorduar dekoratën “Nderi i Kombit” Tafil Buzit, heroit të njohur kombëtar nga zona e Buzit, në Tepelenë.

Motivacioni ka qenë për kontribut të shquar atdhetar, si një nga drejtuesit kryesorë të kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e jugut, gjatë viteve 1828-1847.

Zoti Nishani, gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar lart Tafil Buzin dhe krerë të tjerë, si Rrapo Hekali e Zenel Gjoleka.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë, veç banorëve, edhe drejtues lokalë e deputetë të qarkut të Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA