Rrjetet sociale po bëhen gjithmonë e më shumë pjesë e stilit tonë të
jetesës. Tani, përveç qëndrimeve me orë të tëra para kompjuterit, për
t’u ndjerë sa më i përfshirë në atmosferën e tyre vjen edhe një hotel
dedikuar Twitterit.

Ai quhet @SolWaveHouseand dhe ndodhet në Majorka. Në pamje të parë nuk ka ndonjë gjë të veçantë, por kur hyn në dhomat e tij ajo që të bën të ndihesh “brenda” në Twitter janë tullumbacet bojëqielli.

Dhomat e hotelit në fjalë janë luksoze, të pajisura me një bar të vogël dhe një tryezë kompjuterash dhe në secilën prej objekteve ndodhet diçka me ngjyrën tipike të rrjetit social.

Top Channel