Një mashkull 200 kilogramë i shëndëshë, i cili ishte aq i pakënaqur me jetën e tij sa që tentoi deri vetvrasjen, u shndërrua në protagonistin e një ndryshimi të pabesueshëm pasi humbi plot 120 kilogramë.
Mike Waudby në vetvete mishëron një histori suksesi, të një prej rikuperimeve më të pabesueshme të ndodhura ndonjëherë.
Ai ndihej aq fatkeq me trupin e tij, sa që një herë gëlltiti një sasi të madhe ilaçesh me qëllim që të kalonte trupin në mbidozë dhe të vdiste, por pasi mbijetoi vendosi që nuk kishte ardhur ende dita e tij.
31-vjeçari iu fut një diete intensive, të kombinuar me një punë të vazhdueshme në palestër, duke humbur të gjithë mbipeshën e duke formuar një trup tejet muskuloz, aq sa sot është shndërruar në një instruktor fitnessi i mbiquajtur “Zoti Muskuli”.
Megjithatë, Waudby ka një këshillë për t’i dhënë të gjithëve, që të shmangin gjendjen e tij dhe të kontrollojnë peshën përpara se ajo t’i dalë nga duart e të dëmtojnë jo vetëm shëndetin e tyre fizik, por mbi të gjitha atë psikologjik.
Top Channel