Në vitin 1981 ajo filloi punë si elektriciste, një profesion që nuk ka shumë lidhje me femrat. Por, kjo nuk e penguar Adriana Hysenajn në Ersekë që të lëvrojë edhe një tjetër pasion në jetën e saj, poezinë. Ajo tregoi në “Pasdite në Top Channel” se peripecitë nuk kanë sosur asnjëherë në jetën e saj, e megjithate ajo i ka sfiduar të gjithë që nga momenti kur mori vendimin për t’u martuar në fshat, integrimi me jetën e re, krijimi i një familjeje, thyerja e tabuve e deri tek botimi i librave.

Pasgjeri i një avioni në Britaninë e Madhe është shndërruar në një hero. Pas alarmit të pilotit, i cili është sëmurur papritur, një pasagjer është detyruar të merrte drejtimin e avionit dhe më pas, me ndihmën nga toka të dy instruktorëve, ai ka mundur të bëjë uljen e avionit pa asnjë dëmtim të pasagjerëve. Avioni u ul në aeroportin e “Humberside” në veri të “Lincolnshire”, ndërsa piloti ka vdekur disa minuta pasi është dërguar në spital.

Laura dhe John Arnold kanë dhuruar 10 milionë dollarë nga pasuria e tyre për të hapur programet arsimore për fëmijët e varfër. Mbyllja e qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë që të ndalojnë edhe programet për edukimin për parashkollorët në nevojë. Me paratë e dhuruara, çifti Arnold ka bërë të mundur hapjen e shkollave për 7 mijë fëmijë nga familje të varfra në gjashtë shtete të ndryshme.

Një nënë është duke i dhënë më shumë se 1700 fëmijëve të sëmurë një arsye për të buzëqeshur. Robyn Rosenberger u jep fëmijëve me sëmundje terminale një shans që të ndjehen të veçantë, të ndihen si superheronj. Përmes lojërave dhe kostumeve me heronj ajo ndihmon këta fëmijë të ndihen mirë.

Top Channel