Meksikë, kyç xhinset e të dashurës
10/10/2013 00:00
Një burrë në Meksikë mendohet se ka detyruar të dashurën e tij të kyçë me dry xhinset në mënyrë që të ishte i sigurtë për besnikërinë e saj.
Vajza 25-vjeçare shkoi në polici duke thënë se kalonte orë të tëra pa qenë në gjendje të përdorte tualetin. Autoritetet e arrestuan 40-vjeçarin, i cili pranoi se e detyronte të dashurën e tij t’i vinte kyçin xhinseve prej vitesh.
Gjithsesi, vajza nuk bëri denoncim dhe burri meksikan u la i lirë pas disa orësh, por duke premtuar se nuk do kyçte më pantallonat e vajzës.
Top Channel