Wilshere kundër Januzajt

09/10/2013 00:00

Në Angli është hapur kohët e fundit një debat i fortë mbi mundësinë që Adnan Januzaj, talenti me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi belge, të luajë për kombëtaren e Anglisë edhe pse nuk ka lindur në territorin britanik.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Roy Hodgson, deklaroi pas dy golave të 18-vjeçarit ndaj Sunderland se do i pëlqente ta grumbullonte në kombëtaren që drejton.

Por, kjo gjë nuk i pëlqen aspak Jack Wilshere, kapitenit të Arsenalit dhe mesfushorit të Anglisë. Kur u pyet mbi mundësinë që të ketë shok në kombëtare Januzajn, ai tha se me Anglinë duhet të luajnë vetëm anglezët.

“Për mendimin tim, vetëm ai që është anglez mund të luajë për Anglinë. Edhe nëse jeton 5 vite në Angli, nuk bëhesh anglez. Edhe unë nuk do të bëhesha spanjoll po të jetoja 5 vite në Spanjë”, shpjegoi Wilshere.

Adnan Januzaj, i lindur në Bruksel më 5 shkurt 1995, ka mundësi të luajë me Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Turqinë (nga gjyshërit). Mediat angleze shohin të favorizuar kombëtaren tonë pasi Kosova nuk mund të luajë ende turne ndërkombëtarë, por interesimi i Anglisë mund t’i ndryshojë mendje talentit të Manchester United pasi me “Tre Luanët” do të kishte mundësi të luante në fazat finale të Europianëve dhe Botërorëve të ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA