Vettel, më i dashur se Schumacher

09/10/2013 00:00

Sebastian Vettel, 3 herë kampion Bote në Formulën 1, është që tani një personazh më i dashur për gjermanët sesa Michael Schumacher, i cili ka fituar 7 tituj në të njëjtin sport.

Ky është rezultati i një sondazhi të publikuar nga gazeta ‘Bild’. Kampioni i Red Bullit ka marrë 74.7% të pëlqimeve, ndërsa Schumacher 68.5%.

Sondazhi është realizuar nga një ndërmarrje që studion tregun duke marrë parasysh “impaktin publicitar” të këtyre dy pilotëve.

Vettel mund Schumacherin vetëm në Gjermani, pasi në vendet e tjera të Europës Perëndimore ish-piloti i Ferrarit vazhdon të ruajë kryesimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA