Ministrja e Jashtme italiane ka zhvilluar gjatë vizitës në Tiranë një takim me gratë sipërmarrëse, ku është dikutuar rreth kontributit të botës femërore në zhvilimin politik, ekonomik e social të vendit.
Gratë sipërmarrëse kanë parashtruar një sërë problematikash e ndër të tjera kanë shprehur shqetësimin se politika nuk ka qenë e intersuar të mbështesë iniciativat e grave në biznes.
“Por mendoj që problemet ligjore duhet të jenë sa më të mëdha dhe të futen programe të veçanta për gratë në biznes, strategji të veçanta, të hartuara me libra. Por deri tani programe të tilla nuk ka. Të gjitha institucionet italiane këtu duhet të punojnë më mirë për ekonominë tonë, sepse ka mjaft institucione që ju i financoni, por pak prej tyre e arrijnë këtë qëllim”, ka deklaruar Flutura Xhabija.
Nga ana e saj ministrja Bonino ka treguar përvojën e saj dhe ka inkurajuar sipërmarrëset shqiptare.
“Së pari, jam e kënaqur që keni sot 6 gra ministre. Në qeverinë italiane jemi 8 dhe unë kam për ju dy mesazhe. Nisur nga përvoja ime, nëse shikoj mbrapa, në vendin tim përsa i përket protagonizmit femëror në 40 vjet kemi bërë shumë hapa përpara. Gjë që tregon dy gjëra: e para që të ndryshosh mundet dhe kjo duhet tentuar; dhe e dyta që të ndryshosh status kuonë nuk është e lehtë dhe mbi të gjitha mos prisni t’ju lënë hapësira të tjerët. Pavarësia ekonomike është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Bonino.
Kjo tryezë e rrumbullakët u moderua nga gazetarja e njohur njohur Rudina Xhunga. Përveç grave sipërmarrëse në të morën pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, tre zv.ministre, ministri i Jashtëm Bushati dhe ambasadori i Italisë në Tiranë.
Top Channel