Qyteti antik i Amantias është dëmtuar shumë rëndë nga gërmuesit ilegalë të varrezave dhe të vendeve arkeologjike.
Arkeologet ne kete qytet antik kane kryer germime per evidentimin e vlerave por prej vitit 1960 kjo zone eshte lene ne harrese. Qetesine e varreve monumentale e kane prishur grabitesit.
Germimet tregojne qartazi se aty se fundmi kane qene persona qe pothuajse kane shkaterruar gjithcka. Dy arkeologe qe do nisnin punen ne kete zone jane tronditur nga ajo qe kane gjetur dhe nga shkaterrimi.
“Varri i Çifutit” nje varr monumental, aktualisht objekt i punes se tyre arkeologjike, eshte demtuar aq rende saqe tashme mendohet qe te jete i parekuperueshem ne teresine e tij si monument. Puna ne te filloi qe ne korrik te ketij viti, por pa mundur te vazhdonte, ngaqe vandalet jo vetem kane thyer blloqet e gurit, por edhe kane germuar ne disa pika ne te me qellim grabitjen.
Fatkeqesisht mania e “thesarkerkuesve” qe po bejne kudo demtime masive te trashegimise kulturore ne Shqiperi po shkaterron çdo gje arkeologjike jo vetem ne Vlore por kudo ne Shqiperi.
Top Channel