“Vettel nuk e fiton titullin në Japoni”

08/10/2013 00:00

Christian Horner, shefi i skuderisë Red Bull, nuk beson se Sebastian Vettel do e fitojë titullin e katërt kampion të Formulës 1 në garën e Japonisë pasi piloti gjerman jo vetëm që duhet të fitojë, por Fernando Alonso duhet të përfundojë garën në vend të nëntë ose më poshtë për të mbyllur matematikisht çështjen e titullit.

“Mundësitë që Vettel të fitojë kampionatin në pistën e Suzukës janë shumë të pakta. Nuk më kujtohet asnjë rast që Alonso të ketë dalë i nënti. Gjithsesi, rëndësi ka që ai të fitojë titullin dhe jo pista ku e fiton”, deklaroi Horner, i cili shtoi se Red Bulli nuk do tolerojë asnjë garë edhe pasi ta sigurojë titullin kampion.

“Do të luftojmë deri në fund të garës së Brazilit. Nuk na intereson se çfarë do të bëjnë të tjerët.”

Horner lavdëroi edhe sezonin e Vettel: “Po piloton në mënyrë të mrekullueshme, me një disiplinë të lartë dhe është në formë të shkëlqyer.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA