
Një lajm i bujshëm i bë i ditur nga “The Independent”: Brazili e Argjentina mund të ishin pjesë e Europianit 2020.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i UEFA-s, duke hedhur poshtë mundësinë e “ideuar” vetëm prej së përditshmes angleze.
Dy kombëtaret amerikano-jugore nuk do të marrin asnjë ftesë për të qenë pjesëmarrëse të kampionatit europian, ashtu sikurse Meksika apo Japonia. “Nuk jemi në dijeni të këtyre planeve”, ka qenë komenti ironizues i organizmit qeveritar të futbollit europian.
Sipas BBC, edhe pse FIFA nuk e sheh të arsyeshme një nismë të tillë, vet fakti nëse do ta merrte në konsideratë do të përbënte një “kërcënim” serioz për kampionatet botërore.
Një burim i brendshëm i UEFA-s kishte konfirmuar për të përditshmen angleze synimet e institucionit të drejtuar nga Platini, por më pas e kishte mohuar: “Është e vërtetë. Ekziston idea dhe mund të ecet përpara. Diçka të tillë e bëjnë drejtuesit amerikano-jugorë kur zhvillojnë Kupën e Amerikës, nuk shoh asnjë pengesë përse mos ta bëjmë edhe ne”.
Top Channel