Milani gjen qendërmbrojtës

08/10/2013 00:00

Adil Rami me shumë mundësi do të jetë qëndermbrojtësi i ri i Milanit. Francezi i Valencias ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë për të luajtur në Itali si i huazuar dhe mund të blihet përfundimisht nga Milani për 7 milionë euro në fund të sezonit.

Lojtari i kombëtares franceze do të nisë të luajë me skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri nga muaji janar edhe pse mund të stërvitet me shokët e rinj që nga java e ardhshme pas mosmarrëveshjeve që ka me drejtuesit e klubit spanjoll, mosmarrëveshje që e bëjnë të pamundur qëndrimin e tij në Spanjë.

Mendohet se gjatë kësaj jave Adil Rami, Valencia dhe Milani do të bien dakord mbi detajet e kontratës.

27-vjeçari është lënë jashtë skuadrës së parë të Valencias që nga shtatori pasi ka ofenduar trajnerin Djukic dhe marrëdhënia mes tyre nuk është qetësuar aspak me kalimin e kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA