Mbështetja për nxënësit e shkëlqyer

08/10/2013 00:00

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të mbështesë nxënësit me rezultate të shkëlqyera në karrierën e tyre pas përfundimit të studimeve në shkollen e mesme dhe ato universitare.

Ministri Veliaj priti ne nje takim 4 maturante nga qytete te ndryshme te vendit, qe kane perfunduar shkollen e mesme me mesatare 10 absolute. Ministri Veliaj theksoi rendesine qe ka mbeshtetja ndaj ketyre nxenesve te cilet do te perdoren ne te ardhmen si shembuj per brezin e tyre fale mbeshtetjes qe do te marrin.

E pranishme ne kete takim ishte edhe Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro e cila siguroi se do te kete nje bashkepunim midis institucioneve per nxjerrjen ne pah te aftesive te nxenesve te ketij niveli.

Jo pa qellim nxeneset e perzgjedhura per kete pritje ne ambientet e Ministrise ishin vajza. Sipas ministrit Veliaj vajzat do te kene nje mbeshtetje te vecante per t’u bere pjese ne largimin e fenomenit te diskriminimit gjinor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA