Formula 1, Jean Todt nis fushatën

08/10/2013 00:00

Jean Todt, presidenti në ikje i FIA-s, ka nisur zyrtarisht fushatën e
tij elektorale me shpresën se debati për të ardhmen e presidencës së
federatës motorike do të zhvillohet në mënyrë konstruktive.

Gjithashtu, Todt ka hapur edhe një faqe interneti që do të promovojë idetë e tij në prag të zgjedhjeve, të planifikuara për në dhjetor.

“Kjo faqe i dedikohet bisedimeve dhe debatit mbi të ardhmen e FIA-s, një proces që uroj të jetë konstruktiv, në respekt të Federatës dhe individëve të saj”, ka deklaruar Todt.

Një lëvizje kjo përmes të cilës Todt shpreson të fitojë pikë ndaj rivalëve Bin Sulayem dhe sidomos David Ward.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA