FIFA, Blatter: Asnjë pakt me Platini

08/10/2013 00:00

“Unë nuk bëj pakte. Presidenti i FIFA-s zgjidhet nga Kongresi”. Sepp
Blatter, president i FIFA-s, në një intervistë për agjencinë DPA
përgënjeshtron ekzistencën e një marrëveshjeje me Michel Platini,
president i UEFA-s.

Deklarata vjen pas lajmeve që kanë qarkulluar në media në një kohë kur po afrojnë zgjedhjet për numrin 1 të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, të parashikuara në vitin 2015.

Blatter, 77 vjeç, sipas gjermanes “Bild”, është i gatshëm të hapë rrugë për t’i lënë drejtimin yllit të dikurshëm të futbollit francez.

“Mes tyre është bërë një marrëveshje sekrete për të ardhmen e futbollit”, shkruante më herët “Bild”, që i paraprinte edhe një reagimi të mundshëm të të interesuarve, duke shkruar për lexuesit:

“Mos u besoni atyre që do të thonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA