
Një polic burgjesh është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij gjatë orëve të para të ditës së martë në Durrës.
Polici, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht gjendet në reanimacion.
Nga të dhënat e para dyshohet se i plagosuri është thirrur nga një person e më pas është qëlluar me armë zjarri.
Autori i plagosjes është ende i paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes. Ky është një tjetër sulm që bëhet ndaj një funksionari të shtetit brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Muajin e kaluar në Shkodër, punonjësi i policisë, Kujtim Çardaku mori plagë të rënda si pasojë e një antentati me eksploziv të organizuar ndaj tij.
Ndërsa tre ditë para kësaj ngjarjeje një sasi eksplozivi shpërtheu në veturën personale që përdorej nga shefi i krimeve pranë Komisiariait numër 1 të policisë së Tiranës, Artur Hyka.
Top Channel