MotoGP në Brazil/ Marc Marquez fiton Garën Sprint, Bezzecchi jashtë podiumit
“Është një mrekulli nëse jemi ende në garë për titullin”. Kështu thotë
Fernando Alonso, sipas të cilit vetëm përmes aritmetikës mund të
konkurrojë ende me kreun e klasifikimit, Sebastian Vettel.
Piloti gjerman i “Red Bull” kryeson me 77 pikë avantazh ndaj spanjollit dhe të dielën, në Çmimin e Madh të Japonisë mund të fitojë titullin e katërt rresht dhe të mbyllë kampionatin 4 gara para fundit të sezonit.
“Nëse dikush do të mbërrinte sot në Formula 1 dhe të tjerët do t’i thoshin se “kokëkuqja” është ende në luftë për Botërorin dhe e dyta në klasifikim, atëherë do të thoshte: ‘Nuk është e vërtetë, është një mrekulli’”, ka thënë Alonso, i cituar nga revista “Autosport”.
Në fakt, “Ferrari” mund të synojë vetëm për vendin e dytë në Botërorin e skuderive, që dominohet nga “Red Bull”. “Kemi bërë një mrekulli për 15 gara dhe po përpiqemi të vazhdojmë për 5 të fundit”, shton piloti spanjoll.
Ai ka mbetur i hidhëruar nga vendi i gjashtë i arritur në garën e Koresë, pas tre vendeve të dyta të kapura rresht në garat e Belgjikës, Italisë dhe Singaporit. “Kemi bërë më shumë sesa parashikonim kur i mbyllëm tre garat në vend të dytë”, ka shtuar piloti i “Ferrarit”.
Top Channel