Mou: Neymar e Balo janë simulues

07/10/2013 00:00

Jose Mourinho ka sulmuar Neymarin dhe Balotellin. Trajneri i Chelsea ka folur për dy episode të ndeshjeve të fundit të Ligës së Kampioneve që kanë parë si protagonistë sulmuesin e Barcelonës dhe atë të Milanit.

“Shihet fare qartë se në Champions ekziston kultura e “pishinës”, lojtarët hidhen për të marrë faulla. Kjo u pa në Gllasgou dhe në Amsterdam. Më shqetëson kjo gjë pasi edhe ne të Chelsea-t luftojmë për Ligën e Kampioneve. Kloppin e dënuan se i bërtiti arbitrit, po me Neymarin e Balotellin çfarë do bëhet?”, deklaroi tekniku portugez.

Sipas marca.com, Mou ka kërkuar ndërhyrjen e UEFA-s për lojtarët simulues dhe ka bërë të qartë se tek Chelsea nuk lejohen veprime të tilla: “Nëse UEFA nuk bën diçka, ata do simulojnë sërish. Lojtarët e mi e dinë që do të kenë punë me mua nëse hidhen pa shkak. I kam thënë që është diçka e gabuar dhe që është diçka që unë e urrej.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA