
Me tetë pikë të fituara në shtatë javë të Serisë A, Milani është në krizë të plotë dhe problemet e dëmtimeve rëndohen nga s’kualifikimi i Mexes, në një moment kur në mbrojtje mungojnë opsionet e tjera.
Mbrojtësi francez, i cili u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes me Juventusin, u bë protagonist të një veprimi antisportiv, duke goditur me grusht në qafë mbrojtësin Giorgio Chellini, në humbjen 3-2 të kuqezinjve këtë të dielë.
Përjashtimi me karton të kuq sjell automatikisht një javë përjashtim, të cilës i shtohen edhe tre të tjera për grushtin, kështu që francezi do të mungojë për katër ndeshjet e ardhshme të kampionatit.
Ndërkohë, ndeshja Milan-Udinese e 19 tetorit, e vlefshme për javën e tetë të Serisë A do të zhvillohet me porta të mbyllura.
Ky pezullim lidhet me koret ofenduese ndaj Napolit, të ndodhur në ndeshjen e fundit brenda të Milanit, atë përballë Sampdorias.
Kuqezinjtë duhet të paguajnë edhe 50 mijë euro gjobë.
Top Channel