Lojërat Dimërore, flaka olimpike mbërrin në Moskë

07/10/2013 00:00

Flaka Olimpike është pritur me një ceremoni madhështore në Sheshin e Kuq në Moskë, duke i dhënë jetë rrugëtimit që do të kulmojë në resortin turistik të Soçit në 2014, aty ku do të zhvillohen edhe Lojërat Dimërore.

Pishtari simbolik i transportuar nga Athina me një avion të veçantë u mbajt nga një karvan motoçiklistësh, ndërsa në epiqendrën e turizmit në Moskë, kishte me qindra njerëz që prisnin me kureshtje, mes të cilëve figura të njohura të sportit dhe personalitete vendase.

I pranishëm në ceremoninë në Sheshin e Kuq ishte gjithashtu edhe presidenti rus Vladimir Putin i cili nënvizoi rëndësinë që shteti i ka kushtuar këtij aktiviteti sportiv.

“Është logjike që rusët e duan shumë sportin dhe vlerësojnë çdo aktivitet të lidhur me të pavarësisht përmasave. Pikërisht kjo na ka inkurajuar që të implementojmë projekte gjigante dhe lojërat olimpike të Soçit po e bëjnë realitet ëndrrën tonë”, tha Vladimir Putin.

Presidenti rus, një figurë kontroverse që shfrytëzon çdo dalje publike edhe për të bërë politikë, tha se rrugëtimi i gjatë do të tregojë dhe njëherë bashkimin e të gjithë territorit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA