Jetë të ndotura

07/10/2013 18:40

Kjo është nga vizitat rutinë që mjekët e Qendrës Shëndetësore të Kumanit kryejnë në familjen e Tafil Kasës.

Shtëpia e tij gjendet në Marinëz, aty ku puset e naftës bashkëjetojnë prej dekadash me banorët e zonës.

Ai dhe familja e tij gdhihet dhe ngryset me erën e rënde të naftës.

Kjo ka pasur kosto jo të vogël per ta. Tafili ka humbur një fëmijë 5 vjeç si pasojë e ndotjes mjedisore, vajza e tij 13-vjecare vuan nga çrregullime të theksuara fizike, e ëma e tij ka zënë shtratin, ndërsa ai vetë ka probleme të rënda shëndetësore në lëkure. Fajin për gjithçka ai ia hedh asaj, naftës.

E bija 13-vjeçare ka trupin e një femijë jo më shumë se 6 vjeç.

Vjollca është një tjetër banore që i ka vuajtur në kurriz pasojat. Ajo prej vitesh ndien shqetësime në shendet, si pasojë e karbonit në gjak.

Këto familje janë vetëm dy nder të shumtat e zones. Ata jetojnë të gjithë nën pushtetin e naftes…

Porto Romano, atje ku jetohet mes helmeve

Shtëpia e saj ndodhet vetëm pak kilometra larg asaj që dikur ishte Uzina Kimike e Porto Romanos, e konsideruar si një ndër zonat më të ndotura në vend.

Myzejen Jaho banon ne kete vend periferik te Durresit qe nga vitit 1989.

Por, prej tre vitesh ajo vuan nga një formë e pashërueshme e kancerit. Nuk di nese per kete duhet te fajesoje lindanin, elementin e rrezikshem kimik që dikur shpërndahej ne ajër nga puna e Uzinës Kimike.

Ajo thote se në zonë ka pasur edhe gra të tjera që kanë humbur jetën nga e njëjta diagnosë si e saja.

Doktor Behar Musabelliu, i cili ka punuar në zonë prej më shumë se një dekade, i njeh mire pasojat e lindanit në njerëz. Sipas tij, efektet shendetesore do te ndiehen edhe shumë vite më vonë.

Mes banorëve të zones ka dhe prej tyre që mendojnë se situata është përmiresuar ndjeshëm vitet e fundit.

Dedë Vata, mësues biologjie në shkollën aty pranë thekson se ambientet e dikurshme janë zëvendësuar me pemë dhe toka është pastruar.

Megjithatë, pak metra më tutje, një tabelë e cila të tregon se të ndalohet hyrja për shkak se toka është e kontaminuar, është gjurma që të kujton se nga e shkuara e frikshme e ketij vendi nuk mund të shpëtosh lehtësisht.

Vidhasi, bashkëjetesa me ndotjen e Metalurgjikut

Fshati Vidhas në Papër të Elbasanit është një ndër zonat ku ndotja sundon prej shumë vitesh.

Andej fryjnë erërat e Metalurgjikut për shkak të pozicionit gjeografik.

Sikur të mos mjaftonte kjo, aty gjendet edhe Uzina e Ferrokromit, puna e së cilës ndot në permasa të medha ajrin.

Familja e Tahsim Xhakoit banon shumë pranë kësaj Uzine. Ky fakt, u ka kushtuar shume anëtarëve të familjes.

Zonja e shtepise, Sefegjeja, tregon se është shumë e sëmurë. E ndrojtur për të treguar se nga se vuan, me syte e njomur nga lotët, ajo rrëfen për sëmundjen e të birit, të cilit ndotja i ka dëmtuar trurin që kur ishte 7 vjeç dhe të shoqin e ka ulur në karrige me rrota.

Kyefamiljari eshte vetem 59 vjeç. Semundja e ka lodhur dhe demoralizuar se tepermi. Ajrin e ndotur e quan fajtorin e vetem te drames se tij familjare.

Mjekja e qendres shendetesore te Vidhasit Besa Zhupa, i quan alarmante shifrat e tumoreve ne kete zone.

Kryetari i Komunes se Paprit, Shefqet Bullari, pohon se zona e tij ka shume probleme shendetesore dhe si pasoje e ndotjes qe vjen nga Metalurgjiku dhe Ferrokromi, banoret po vuajne pasoja gjithmonë e me te renda.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta