
Ka nisur të hënën viti i ri akademik për shkollat e larta.40 mijë
studentë i janë drejtuar për herë të parë auditorëve, ndërkohe që
numërohen 160 mijë studentë që frekuentojnë studimet e larta në sistemin
publik në bachelor, master apo part time.
Viti i ri shkollor ka nisur edhe per studentet e Ekonomikut, të cilët u përfshinë në protesta gjate muajit gusht, nga ku dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla percolli urimin e urimin e saj.
“Sot kam fatin të ndaj me ju urimin për fillimin e mbarë të këtij viti të ri akademik universitar. Zgjodha të jem këtu me ju të dashur profesorë, pedagogë dhe studentë të Fakultetin Ekonomik, me dëshirën për të ndarë edhe ju me një mesazh, mesazhin e Qeverisë së re. Ne presim shumë prej jush”, u shpreh Nikolla.
Ministrja e Arsimit nuk ka anashkaluar problemin e ndertimit pa leje, qe eshte ngritur ne oborrin e Fakultetit Ekonomik, duke premtuar zgjidhje ne favor te studenteve dhe profesoreve.
“Të shpresojmë që Gjykata do ta dëgjojë zërin tonë, por unë premtoj se do ta çliroj mjedisin e këtij fakulteti nga prania e padëshiruar e atij ndërtimi pa leje”, tha Nikolla.
Suksese kane uruar per te gjithë stuentet rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule dhe dekani i Fakultetit Ekonomik Sulo Haderi.
Top Channel